
Në shtator, USDOT njoftoi për herë të parë se kishte planifikuar të tërhiqte propozimin. Të premten, USDOT tha se rregullat do të sillnin “ngarkesa të panevojshme rregullatore” duke shpjeguar pse nuk do të vazhdonte me këtë plan.
Muajin e kaluar, një grup prej 18 senatorësh demokratë i bëri thirrje administratës Trump që të mos heqë planin e kompensimit.
“Kjo është një propozim me kuptim të shëndoshë: kur gabimi i një kompanie ajrore i shkakton kostot e papritura familjeve, kompania duhet të përpiqet të zgjidhë situatën duke ofruar akomodime për konsumatorët dhe duke ndihmuar në mbulimin e kostove të tyre,” thuhej në letrën e nënshkruar nga senatorët demokratë Richard Blumenthal, Maria Cantwell, Ed Markey dhe të tjerë.
Kompanitë ajrore në SHBA duhet t’u rimbursojnë pasagjerëve për fluturimet e anuluara, por nuk janë të detyruara të kompensojnë klientët për vonesat. Bashkimi Evropian, Kanadaja, Brazili dhe Britania kanë rregulla për kompensimin e vonesave të fluturimeve. Asnjë kompani e madhe ajrore në SHBA nuk garanton aktualisht kompensim në para për ndërprerje të rëndësishme të fluturimeve.
USDOT tha të premten, duke hequr dorë nga plani i kompensimit, se do t’i “lejonte kompanitë ajrore të konkurrojnë mbi shërbimet dhe kompensimet që ofrojnë për pasagjerët në vend që të vendosnin kërkesa minimale të reja për këto shërbime dhe kompensime përmes rregulloreve, gjë që do të sillte kosto të konsiderueshme për kompanitë ajrore.”
USDOT gjithashtu njoftoi në shtator se po konsideronte të tërhiqte rregulloret e Biden që kërkonin nga kompanitë ajrore dhe agjentët e biletave të zbulojnë tarifat e shërbimit së bashku me çmimet e biletave ajrore.
Po ashtu planifikon të reduktojë barrën rregullatore mbi kompanitë ajrore dhe agjentët e biletave duke shkruar rregulla të reja që përcaktojnë se çfarë konsiderohet anulim i fluturimit që i jep të drejtë konsumatorëve për rimbursim të biletave, si dhe duke rishikuar rregullat mbi çmimet dhe reklamimin e biletave./ Raporton Reuters










Leave a Reply