Abelard Tahiri i bindur: Bedri Hamza do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas shpalljes së kandidaturës së Bedri Hamzës për Kryetar të partisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Tahiri e ka vlerësuar këtë si një hap të rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend dhe ka shprehur besimin se Bedri Hamza do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës, transmeton lajmi.net.

“Bedri Hamza sot zyrtarizoi kandidaturën për Kryetar të PDK-së. Një hap i rëndësishëm për rikthimin e PDK-së si partia fituese në vend. Bedri Hamza do të jetë Kryeministri i ardhshëm i Kosovës,” ka shkruar Tahiri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *