
Opinionisti Valdrin Sahiti sonte në Big Brother VIP Kosova iu kundërpërgjigj ashpër Sasës, pas debatit për të drejtën për të folur rreth luftës.
Ai theksoi se askush nuk duhet t’i mohojë dikujt këtë të drejtë.
“Është turp t’i thuhet dikujt ‘ti s’ki drejtë me fol për luftë’. Ne gjithmonë do të flasim për luftë. Mos të ngacmohen dhe mos t’u vihet pikë e zezë mbi ta; lufta është njëra ndër to. Harresa e luftës nënkupton manipulim të popullit”, u shpreh Sahiti.
Më tej, ai kritikoi edhe publikimin e komunikimeve të jashtme: “Nuk është etike të tregojmë mesazhe të shkëmbyera nga jashtë”, tha ai.
Ndiqeni videon për më shumë: /Klankosova.tv















Leave a Reply