
Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka zgjedhur që festën e 28 Nëntorit ta kalojë pranë çlirimtarëve të Kosovës në Hagë.
Përmes një deklarate, ai ka bërë të ditur se ka vizituar ish-Kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli, të cilin e ka quajtur simbol të sakrificës dhe të çmimit të lirisë së vendit.
Postimi i plotë:
Edhe këtë festë të madhe të shqiptarëve e kalova me Kryetarin Kadri Veseli që bashkë me shokët e tij ende po e paguajnë çmimin e rëndë të lirisë sonë. Deri në ditën që do të festojmë bashkë me ta në Kosovë, gëzuar 28 Nëntorin të gjithëve!














Leave a Reply