Tre shoferë ndëshkohen për manovra të rrezikshme në Tiranë, policia u bllokon automjetet 

Festa e Ditës së Pavarësisë në Tiranë është shoqëruar me ndërhyrje policore ndaj disa drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë kryer manovra të rrezikshme në zonën e Bulevardit të Ri, duke vënë në rrezik veten dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Sipas policisë, pas krijimit të situatave që cënonin sigurinë e qarkullimit, efektivët kanë ndërhyrë duke ndaluar tre shtetas dhe duke bllokuar automjetet e tyre.

“Efektivët ndërhynë, ndaluan mjetet dhe kryen veprimet administrative e procedurale. Nga veprimet hetimore u identifikuan shtetasit S. M., F. D. dhe A. T., të cilët u ndëshkuan secili me masat përkatëse administrative, në zbatim të Kodit Rrugor. Në vijim, të tre automjetet u bllokuan, në funksion të procedurave të mëtejshme”, sqaron policia.

Uniformat blu u bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit dhe të shmangin manovrat e rrezikshme apo çfarëdo veprimi që cenon sigurinë publike. Shkruan Gazeta Sinjali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *