Tiranë: Makina përplas motorin, humb jetën një person dhe lëndohet një 23-vjeçar

Një aksident me pasojë humbje jete është regjistruar në rrugën e Prushit këtë mbrëmje, ku një automjet i drejtuar nga shtetasi me inicialeF. Gj., rreth 23 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin B. T., rreth 40 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjerja në motomjet, shtetasja A. Gj., rreth 22 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet në spital, shkruan Euronews.al.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

Sinjali

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *