Sot nga ora 14:00, në varrezat e qytetit në Gjakovë, do të mbahet ceremonia e varrimit të Hekuran Hoxhës, kandidat i AAK-së për deputet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Lajmi për varrimin është bërë i ditur nga familja e të ndjerit.
Lidhur me këtë rast ishin deklaruar edhe nga ana e Policisës së Kosovës.
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si edhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si edhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, kishte deklaruar policia./Indeksonline/














Leave a Reply