
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me zgjedhjet lokale në Mitrovicën e Jugut, ku kjo parti kërkonte dërgimin e komunës në rivotim.
Në vendimin e publikuar, PZAP thekson se ankesa e PDK-së është e pabazuar, raporton lajmi.net
“REFUZOHET e pabazuar ankesa e subjektit politik Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, me të cilën ka kërkuar që të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), që brenda afatit të caktuar ligjor, të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës së Jugut, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse”, thuhet në vendim.
PZAP gjithashtu ka hedhur poshtë edhe pretendimin për të ashtuquajturin “tren bullgar”, të cilin PDK e kishte përmendur si argument në ankesën e saj./Lajmi.net/











Leave a Reply