
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar ish-pjesëtarin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiun i cili u lirua nga paraburgimi në serbi, pasi u mbajt disa muaj peng.
Ajo ka thënë se i ka uruar Arbnorit rikthim sa më të lehtë në normalitet, shkruan lajmi.net.
“Qytetarëve tanë që jetojnë jashtë Kosovës dhe që mund të udhëtojnë drejt vendit sidomos gjatë festave të fundvitit, u bëj thirrje të shmangin kalimin nëpër Serbi, pasi atje vazhdojnë të jenë në pushtet struktura që nuk dallojnë në mendësi nga regjimi i kaluar serb”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Shkruan Lajmi.net / Transmeton Inovacioni.net















Leave a Reply