Ndalimi i parë i mediave sociale për personat nën 16 vjeç fillon së shpejti

Ndalimi i parë në botë i mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç do të hyjë në fuqi në Australi brenda një jave, ndërsa Instagrami ka filluar t’u dërgojë njoftime adoleshentëve në lidhje me ndalimin e ardhshëm.

Nga 10 dhjetori, platformat që Qeveria australiane ka vendosur të ndalojë duhet të çaktivizojnë të gjitha llogaritë e përdoruesve nën moshën 16 vjeç.

Këto platforma janë: Facebook, Instagram, Tik-Tok, Snapchat, X (Twitter), YouTube, Reddit, Twitch, Kick dhe Threads. Megjithatë, qeveria tha se kjo është një listë dinamike e aplikacioneve përdorimi i të cilave është i ndaluar për fëmijët, kështu që aplikacione të tjera mund të shtohen në listë në të ardhmen.

Disa platforma, të cilat përdoren edhe nga të rinjtë, nuk do të ndalohen dhe këto janë Roblox, Pinterest, YouTube Kids, WhatsApp, Discord, Messenger, Google Classroom dhe aplikacione të ngjashme që mund të jenë të dobishme për studentët. Shkruan IndeksOnline.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *