“Naimi më thojke gjuj gjuj” – Zbulohet dëshmia tronditëse e Granit Plavës për vrasjen e Liridona Ademajt

Sot janë bërë dy vjet nga vrasja e Liridona Ademajt.

Familja e të ndjerës kërkoi burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Granit Plavën e Kushtrim Kokallën pasi siç thuhet edhe në dokumentin e Forenzikës Psikiatrike të cilin e ka siguruar Klan Kosova, gjithçka rreth krimit ishte e planifikuar.

Plava gjatë dëshmisë së tij e ka përshkruar momentin e vrasjes së Ademajt, duke pohuar se Murseli i kishte thënë të gjuajë.

“…ata e kanë çelë xhamin pak, edhe unë kom qëllu në drejtim të asaj grusë. Naimi thojke ‘gjuj, gjuj,’ po unë u nisa drejt teposhtë edhe me kerr kom mrri në shpi”, ka thënë Plava gjatë dëshmisë së tij. Shkruan Lajmi.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *