Murati: LDK në mungesë të kauzave të veta politike ka vendosur ta marrë peng kryeqytetin

Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati për transportin publik që është ndaluar në kryeqytet, ka hedhur akuza tek LDK duke iu thënë se në mungesë të kauzave të vërteta politike kanë vendosur të sabotojnë dhe të mbajnë peng kryeqytetin.

“LDK në mungesë të kauzave të vërteta politike ka vendosur me sabotu, të marrë peng komunën e Prishtinës, qytetarët dhe të bëjë betejën politike në kurriz të tyre”, deklaroi ai.

Murati për LDK-në tha se po tentojnë të shfrytëzojn në kurriz të qytetarëve.

“Besoj që nuk kanë kaluar as dy javë kur nga kryetari i tanishëm i Prishtinës dëgjonim se si do të transformohej Trafiku Urban dhe transporti publik në komunën e Prishtinës, ndërkaq tash dy javë më vonë nga transformimi kemi kaluar në bankrotim. Po shihet se si po shthurret kjo propagandë që ishte bërë dhe tash në mungesë të kauzave politike, kjo po keqpërdoret, madje po tentohet të shfrytëzohet në kurriz të qytetarëve, duke u mohuar atyre shërbimet të caktuara publike të fajësohet në këtë rast qeveria qëndrore apo Ministria e Financave”, tha ai./21Media

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *