Mosshpallja e rezultatit të Listës Serbe nga KQZ, reagon Gjuriq

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ka reaguar pasi KQZ nuk ka miratuar shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Listën Serbe.

Gjuriq ka thënë se kjo është një shkelje e të drejtave politike të qytetarëve serbë në Kosovë.

Sipas politikanit serb, kjo po bëhet tashmë kur BE ka nisur heqjen e masave ndaj Kosovës.

“Veçanërisht shqetësues është fakti se një veprim i tillë po ndodh pikërisht në momentin kur Bashkimi Evropian po fillon procesin e heqjes së masave kundër qeverisë së Albin Kurtit, i cili po rezulton të jetë një hap që qartësisht nuk ka kontribuar në ndalimin e presioneve mbi serbët dhe komunitetet e tjera kombëtare jo-shumicë në Kosovë dhe as njoftimi për heqjen e tyre nuk ka ndihmuar në qetësimin e situatës ose në ruajtjen e standardeve demokratike.”, ka shkruar Gjuriq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *