Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që qarkullojnë në Rrugën e Kombit, veçanërisht në aksin Tuneli i Kalimashit–Morinë, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes. Kjo për shkak të pranisë së mjegullës së dendur, e cila ka ulur ndjeshëm shikueshmërinë dhe mund të krijojë vështirësi në qarkullim. Rekomandohet respektimi i rregullave të qarkullimit dhe përshtatja e shpejtësisë me kushtet e rrugës.

Policia Rrugore u bën thirrje drejtuesve të automjeteve që të ulin shpejtësinë, të ruajnë distancën e sigurisë dhe të respektojnë udhëzimet e punonjësve të Policisë në terren.
“Shërbimet e Policisë së Njësisë për Sigurisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të DVP Kukës, ndodhen në terren për monitorimin e qarkullimit dhe për t’ju ardhur në ndihmë drejtuesve të automjeteve.
“Në rast nevoje për ndihmë, telefononi në numrin 129”, shkruan Policia e Shtetit në Facebook.













Leave a Reply