Mitrovicasi u plagos në këmbë, dërgohet nga Spitali i Mitrovicës në QKUK

“Mitropol” sot raportoi se një person është plagosur me armë zjarri në Mitrovicë.

Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, Policia kishte rrethuar me shiritë dy anë të rrugës “Ilaz Kodra” në Shipol.

Nga Policia e Kosovës konfirmuan për “Mitropol” se  rreth orës 14:00, Policia  ka pranuar informatën për një person të plagosur nga arma e zjarrit. Rasti ka ndodhur në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut

“Viktima i moshës madhore ( mashkull) i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri.

Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e rastit, janë duke vazhduar procedurat e mëtejme hetimore.”, tha zëdhënësi i PK-së për Mitrovicën e Jugut, Avni Zahiti për “Mitropol”.

Për gjendjen e të plagosurit për “Mitropol” ka folur Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu.

Fazliu tha se një 36 vjeçar është plagosur në këmbë, për çka fillimisht ka pranuar trajtim në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera,  i plagosuri është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë!”, tha Fazliu për “Mitropol”.

Ndërkaq, burime të “Mitropol” bëjnë me dije se i plagosuri sot në Mitrovicë është F.H, teksa i dyshuari i arrestuar është Q.K 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *