Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci raporton për punët e kësaj jave (FOTO)

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci ka punuar shumë gjatë kësaj lidhur me qytetin e Mitrovicës. Në rrjetin e tij social në Facebook ka ndarë disa fotografi gjatë punëve të kryera në qytetin e Mitrovicës.

Postimi i plotë:

Na duhet një qytet normal na duhet angazhimi dhe mbështetja edhe e secilit qytetar.

Komuna e Mitrovicës e përkushtuar maksimalisht për rend, rregull dhe ligj.👷 Edhe gjatë vikendit po vazhdon angazhimi dhe bashkëpunimi në mes të drejtorive në mirëmbajtjen e përgjithshme të qytetit dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët.

✅ Në kuadër të ofrimit të shërbimit për qytetarët, këtë vikend u intervenua në:

  • Largimin e deponisë ilegale që me vite ishte problem i pazgjidhur, pranë kopshtit të fëmijëve.
  • Largimin e shitësve nga trotuaret dhe rruga, përkatësisht vendosjen e tyre në hapësira të dedikuara për shitje e siguri ushqimore.
  • Pastrimin e lumit Trepça.
  • Intervenimin te Lisicët në parandalimin e shembjes së rrugës nga rrëshqitja e dheut.
  • Rrënimin e objekteve nga hapësirat publike.

Mitrovica do të jetë qytet funksional, i pastër, i gjelbër dhe i sigurt. 💚

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *