Këta janë kundërshtarët e mundshëm të Kosovës, në garën e play-off-it

Një gjë tashmë është e sigurt! Fati i Kosovës për kualifikim në Botërorin 2026 varet nga performanca e saj në play-off.


Në këtë fazë, “Dardanët” do të luajnë dy ndeshje, një gjysëmfinale dhe një finale, që përcaktojnë fatin e djelmoshave tanë në rrugëtimin historik, shkruan IndeksOnline.

Pas përfundimit të fazës së grupit, tashmë edhe janë finalizuar kombëtaret e kualifikuara direkt, dhe ato në play-off.

Shorti i së enjtes do të përcaktojë se më kë luajmë në mars të vitit të ardhshëm, teksa “Dardanët” do të kenë mundësinë e artë të shfaqin veten dhe të dëshmojnë mentalitetin e tyre fitues.

Siç është situata tani, kundërshtar i mundshëm në gjysëmfinale mund të jetë: Uellsi, Çekia, Sllovakia ose Polonia.

Ndërkaq, nëse kalojmë në finale, shorti vendos nëse do të përballemi me Turqinë, Italinë, Danimarkën apo Ukrainën.

Mbetet të shihet se si do të shkojë tërheqja e shortit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *