Kërcënohet me jetë Kushtrim Sadiku, AGK kërkon mbrojtje nga Policia për gazetarin dhe familjen e tij

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka shprehur shqetësim për kërcënimet serioze me jetë të drejtuara ditët e fundit ndaj gazetarit të Kanal 10, Kushtrim Sadiku.

Sipas AGK-së, kërcënimet janë raportuar në Polici.

AGK u ka bërë thirrje organeve të sigurisë për hetim të shpejtë dhe të plotë, si dhe për ofrimin e mbrojtjes për gazetarin dhe familjen e tij.

Po ashtu, asociacioni fton publikun që diskutimi mbi përmbajtjen e materialit të transmetuar të zhvillohet pa kërcënime dhe në kuadër të shprehjes së lirë të opinionit./Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *