
Një sasi e madhe droge u sekuestrua nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimit të Janinës në një zonë të Janinës, duke parandaluar trafikimin mëtejshëm të tyre në brendësi të territorit grek.
Tre shqiptarë, mes të cilëve cilëve një femër, u arrestuan, kundër të cilëve u ngrit një çështje penale për trafik droge, dhunë ndaj punonjësve, drejtim të rrezikshëm të mjetit, dëmtim të përsëritur të pronës së tjetrit dhe shkelje të legjislacionit për të huajt.
Mëngjesin e djeshëm, në një zonë të Janinës, në aksin kombëtar Janinë – Kozan dhe në kuadër të shfrytëzimit të informacionit, oficerët e policisë nga shërbimi i mësipërm dhe i Drejtorisë së Policisë së Konicës kanë pikasur një makinë private, tip fuoristradë, me drejtues një shtetase shqiptare, ndërsa një makinë tjetër ishte përpara saj.
Shoferja, duke mos iu bindur sinjaleve të ndalimit të policisë dhe duke përfituar nga kushtet e vështira të motit dhe të rrugës, si edhe nga përparësia e policisë për të ruajtur integritetin fizik të të gjithëve, përshkroi një rrugë të gjatë, duke kaluar nëpër zona të Prefekturës së Grevenas, derisa më në fund u ndalua në Vovousa, Janinë nga oficerë policie të Departamentit të Narkotikëve dhe O.P.K.E. të Nëndrejtorisë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës. Në fakt, gjatë rrugës së saj, shoferja, në përpjekje për t’i shpëtuar kontrollit të policisë, qëllimisht përplasi dy herë automjetet zyrtare, duke u shkaktuar dëme atyre.
Brenda makinës, u gjetën dhe sekuestruan 118 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 215 kg. Brenda mjetit u konstatua se ndodhej edhe djali 2.5-vjeçar i shqiptares.
Përveç makinës dhe sasisë së mësipërme të drogës, u sekuestruan edhe dy targat, të lëshuara nga autoritetet greke, që mbante makina, pasi u përcaktua se i përkisnin një automjeti tjetër, dy targat e vërteta të makinës, të autoriteteve shqiptare, të gjetura brenda saj, rende metalike për marijuanë, kuti plastike me 2.7 gramë marijuanë dhe 3 telefona celularë.
Për më tepër, pas informimit të duhur dhe shkëmbimit të informacionit midis shërbimeve policore të përfshira, oficerët e policisë nga Departamenti i Trafikut të Grevenës kishin gjetur më parë në Filippei, Grevena, automjetin që vepronte si eskortë, në të cilin udhëtonin dy bashkëpunëtorët e tjerë shqiptarë, të cilët u arrestuan.
Makina e tyre, së bashku me 510 euro dhe 2 telefona celularë, të cilët u gjetën në posedim të tyre, u konfiskuan.
3 personat e arrestuar, së bashku me dosjen e ngritur ndaj tyre nga Departamenti i Narkotikëve i Nëndrejtorsë së Ndjekjes dhe Hetimit të Krimeve të Janinës, do të çohen në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Janinës./Indeksonline/











Leave a Reply