I mbushur me udhëtar, autobusi nga Serbia me emrin “Prevoz Vucic” rrugëve të Mitrovicës

Autobus nga Serbia me emrin “Prevoz Vuçiç” është parë sot rreth orës 16:30 duke qarkulluar në rrugën kryesore të Mitrovicës. Sipas dëshmitarëve, autobusi ka kaluar në zonën ku më parë ndodhej ish-hoteli Adriatiku. Mësohet se autobusi ishte i mbushur me udhëtarë nga Serbia. Prania e tij në këtë pjesë të qytetit ka tërhequr vëmendjen e qytetarëve, ndërsa nuk dihen ende detaje zyrtare lidhur me qëllimin e udhëtimit apo itinerarin e plotë të tij. Raporton Inovacioni.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *