Policia e Kosovës ka ndaluar një automjet gjatë patrullimit në fshatin Rogaqicë të Kamenicës, me ngasës një mashkull shtetas i huaj, për të cilin dyshohet se ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa i dyshuari është dërguar në Gjykatën për Kundërvajtje për procedura të mëtejme.

Njoftimi i plotë:
Rogaqicë, Kamenicë / 17.01.2026 – 10:30. Policia gjatë patrullimit ka ndaluar një automjet me ngasës mashkull shtetas i huaj i cili dyshohet se ka hyrë në Republikën e Kosovës përmes rrugëve ilegale. Është njoftuar prokuroi dhe i dyshuari është dërguar në gjykatën për kundërvajtje.















Leave a Reply