Haradinaj viziton Isni Kilaj pasi u lirua me kusht nga Gjykata Speciale: Sa kënaqësi e madhe është të takosh miq të vjetër

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot i ka shkaur për vizitë Isni Kilajt që para pak ditësh u lirua me kusht nga Gjykata Speciale.

Kilaj po akuzohet për administrimt të drejtësisë dhe kishte mbi 1 vit që ishte në paraburgim në Hagëm transmeton lajmi.net.

Haradinaj në postimin e tij shkroi se është kënaqësi të takoj miq të vjetër.

Postimi i plotë:

Isni Kilaj krah nesh sërish!

Sa kënaqësi e madhe është të takosh miq të vjetër, njerëz që gjithmonë kanë qëndruar në krah të lirisë dhe të Kosovës.

I urova kthimin e tij në shtëpi, pranë familjes dhe miqve.

Ai ka qenë pjesë e listës sonë në zgjedhjet e fundit, dhe është nder për ne që ta kemi përsëri pranë.

E falënderojmë nga zemra për sherbimin ndaj Atdheut!

E vërteta triumfon. Kosova qëndron!/lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *