Hamza pasi shpalli kandidaturën i falënderon Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin që udhëhoqën PDK-në në kohë sfidash

Bedri Hamza ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për të parin e Partisë Demokratike të Kosovës.

Në njoftimin e tij në Facebook, Hamza ka falënderuar Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin që udhëhoqën PDK’në.

“Falënderim i veçantë edhe për dy miqtë e mi, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për udhëheqjen e tyre me dinjitet në kohë sfidash.”

Përpos Hamzës, ende nuk ka kandidatura tjera zyrtare.

Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit, do të mbahet të hënën.

Hamza ka qenë ministër i Financave dhe kryetar i komunës së Mitrovicës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *