
Pas 5 muajsh hetimesh intensive, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Labirinti”, duke goditur një rrjet të mirëorganizuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet, shkruan A2 CNN-i.
Gjatë hetimeve janë identifikuar 44 persona që dyshohet se vepronin në mënyrë të strukturuar ose individualisht në shitjen e lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. Nga këta, 25 u ndaluan me masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa 6 të tjerë ishin prangosur më herët gjatë fazës hetimore. Ndërkohë, 13 persona të tjerë të shpallur në kërkim vijojnë të jenë në fokus të Policisë së Shtetit.
Në pranga ranë: Kristjan Resuli, Kevin Balazi, Francesko Hasanaj, Denis Sageri, Anton Lusha, Artan Rraja, Renaldo Loka, Olsjan Guri, Ardian Cara, Klaudjo Zelija, Abdyl Dule, Ervis Zuna, Kevin Beci, Feliks Dangellia, Fatjon Murataj, Klodian Dreni (Muhameti), Bojken Billa, Idriz Peti, Aurel Huna, Frans Meta, Ronaldo Dumani, Mateo Muça dhe Liman Tota.
Gjatë kontrolleve fizike dhe atyre në banesa, policia sekuestroi një sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike dhe prove materiale, përfshirë:
2.4 kg kokainë
16 kg lëndë narkotike resin (çokollatë)
22 kg vaj kanabisi dhe sasi të tjera kanabisi.
121 200 euro, nga të cilat 118 900 euro dyshohet se janë të vjedhura në bankë
1 armë zjarri pistoletë, 3 armë gjahu
Qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike, 4 automjete
Policia ka shpallur në kërkim 13 persona të tjerë që dyshohet të jenë pjesë aktive e rrjetit kriminal. Strukturat hetimore po vijojnë punën për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të aktivitetit të organizuar të trafikut dhe shpërndarjes së drogës. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore. IndeksOnline











Leave a Reply