Gjendet i vdekur në veturë një person në Veternik, policia jep detaje

Një person është gjetur sot pa shenja jete në një veturë  në Veternik. Zëdhënësi i policisë së kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana tha për Indeksonline  se viktima është gjetur i vdekur në një automjet dhe se  vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje .

“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana. 

Dyshohet se personi i cili është gjetur pa shenja jete ka bër vetvrasje./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *