Gazmend Syla e Blerim Xhemajli i bashkohen KosovaPress-it, pasi e lanë Klan Kosovën

Dy nga gazetarët, redaktorët dhe njohësit më të njohur e më me përvojë të zanatit të gazetarisë në vend e rajon, Gazmend Syla dhe Blerim Xhemajli, i janë bashkuar agjencisë së lajmeve KosovaPress. I pari si drejtor i Informacionit, ndërsa i dyti si kryeredaktor.

Ish-themeluesit dhe drejtuesit e redaksisë së informacionit në Klan Kosova, që nga themelimi i saj më 17 shkurt 2009, e lanë televizionin, pas 17 vjetësh punë aty. 

Paraprakisht, për 9 vjet, të dy punuan si gazetarë e redaktorë në gazetën Koha Ditore, ndërsa Syla kishte kaluar një periudhë, në vitet e para të pasluftës edhe në gazetën Kosova Sot, e Xhemajli në Epoka e Re.

Agjencia e lajmeve KosovaPress është lider i informacionit dhe mbulimit të ngjarjeve në vend e rajon, derisa raportimet e saj të shkruara e vizuele gjejnë vend edhe në mediet më me ndikim në botë.

Më 4 janar, kjo shtëpi mediale, që u themelua dhe funksionoi edhe në kohë lufte, e shënoi 27 vjetorin e themelimit. Shkruan KosovaPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *