Fatos Hoxha, një nga personat më të kërkuar në vend për vjedhje në vetura

Një person i dyshuar për vjedhje të shumta në vetura është identifikuar tashmë.  Fatos Hoxha është i dyshuar  për një sërë vjedhjesh në vetura në gjithë Kosovën dhe se tashmë ai  është nga personat më të kërkuar aktualisht.

Hoxha dyshohet se është i përfshirë në dhjetëra raste vjedhjesh, kryesisht duke thyer vetura dhe duke marrë gjësende me vlerë nga to.

Rastet janë raportuar në disa qytete të Kosovës, çka e bën atë të dyshuar për vjedhje veturash në gjithë vendin.

Në pamjet të cilat i posedon Indeksonline  Hoxha shihej teksa i ofrohet veturave të parkuara,  të cilat i hap dhe merr gjësende që gjenden brenda tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *