Dyshim për mashtrim në një shërbim digjital në Kosovë

Një qytetar ka paraqitur ankesë në Polici lidhur me një rast të dyshuar mashtrimi përmes komunikimit elektronik.

Sipas ankesës, personi i identifikuar si Egzon Rekaliu nga Podujeva ka kontaktuar ankuesin për të kërkuar një shërbim digjital të rritjes së ndjekësve në rrjetin social Instagram, për faqen me emrin dj_xoni.

Palët kanë arritur marrëveshje që të realizohet rritja e 10,000 ndjekësve (followers) me çmim 60 euro, ndërsa pagesa të kryhej pas përfundimit të shërbimit. Në momentin e marrëveshjes, faqja në fjalë kishte rreth 15 mijë ndjekës.

Sipas ankuesit, shërbimi është realizuar plotësisht sipas marrëveshjes, mirëpo pagesa nuk është kryer. Pas përfundimit të shërbimit, pala tjetër ka ndërprerë komunikimin dhe e ka bllokuar ankuesin në aplikacionin Viber, whatsapp. Eshte tentuar te kete komunikim, por i dyshuari per mashtrim ka bllokuar menjehere.

Rasti është raportuar në Policinë e Kosovës, ndërsa ankuesi ka deklaruar se posedon prova të komunikimit dhe të realizimit të shërbimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *