Dy anije përmbysen në brigjet e Libisë, katër të vdekur

Të paktën katër persona u vranë kur dy anije që transportonin 95 migrantë u përmbytën në qytetin bregdetar libian Al Khums të enjten, tha Gjysmëhëna e Kuqe Libiane të shtunën.

Varka e parë mbante 26 migrantë nga Bangladeshi, katër prej të cilëve vdiqën, tha Gjysmëhëna e Kuqe në një deklaratë në faqen e saj në Facebook, raporton Reuters, transmeton Klankosova.tv.

Varka e dytë transportonte 69 migrantë, përfshirë dy egjiptianë dhe dhjetëra sudanezë, shtoi Gjysmëhëna e Kuqe pa specifikuar fatin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *