
Pas djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi, Endritit, i cili dje doli në përkrahje të kandidaturës së Bedri Hamzës për Kryetar të PDK-së, tani njëjtë ka vepruar edhe djali i Kadri Veselit, Klestori.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, Klestor Veseli, ka shkruar se PDK-ja fuqizohet përmes bashkimit dhe bashkëpunimit, duke ndërtuar mbi përvojën dhe angazhimin e anëtarëve të saj.
Djali i Kadri Veselit, Klestor Veseli, e ka uruar Bedri Hamzën per kandidaturen e tij, duke shprehur besim ne profesionalizmin, perkushtimin dhe qasjen e tij vizionare ne proceset qe e presin.
Edhe djali i Thaçit, Endrit Thaçi, dje e ka uruar Bedri Hamzën per kandidaturen e tij per kryetar te PDK-se.
Ai e ka cilesuar Hamzen si nje lider me pervoje, vizion dhe integritet, vlera ge i duhen PDK-së dhe Kosovës.














Leave a Reply