Është dërguar për tretman mjekësor, këmbësorja që u godit nga një veturë sonte në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan.

Kështu ka thënë për Klankosova.tv, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 19:30 në rrugën “Avdi Kelmendi” në Lipjan, ka ndodhur një aksident trafiku ku është përfshirë një automjet dhe një këmbësore. Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësorja e cila menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi ajo për Klanin.
Ndërkohë, Ahmeti shtoi se me rastin po merret njësiti rajonal i trafikut.














Leave a Reply