Arianit Koci ka një ide se si të zhbllokohet situate me presidentin, e jep një propozim

Avokati i njohur, Arianit Koci me anë të një postimi ka dhënë një ide se si të zhbllokohet situata për çështjen e presidentit.

Koci në postimin e tij shkroi se opozita duhet të dakordohet për një kandidat konsesual dhe t’ia propozoj Albin Kurtit dhe VV-së, transmeton lajmi.net.

Ai shtoi se nëse kjo refuzohet, atëherë përgjegjësia është e Kurtit dhe VV-së.

Postimi i plotë:

Opozita le të dakordohet për një kandidat konsensual.

Le t’ia propozojë Kryeministrit Kurtit publikisht.

Nëse e pranon, zhbllokohet situata.

Nëse e refuzon, përgjegjësia është e tij.

Sidoqoftë, besoj që Kosova ka politikanë që mendojnë për vendin, e jo vetëm për interesat e veta.

Është koha e fundit me u heqë bllokada politike./lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *