Alban Skënderaj dhe Capital T publikojnë këngën e re “Fryma e Fundit”

Pak më parë, artistët e njohur Alban Skënderaj dhe Capital T publikuan bashkëpunimin e tyre më të ri, që mban titullin “Fryma e fundit”, shkruan IndeksOnline.

Kënga është e shoqëruar me videoklip, i cili po tërheq shumë vëmendje në rrjete sociale. Teksti i saj flet për dashurinë dhe emocionet e një çifti, ndërsa interpretimi muzikor mbart stilin e veçantë që i karakterizon të dy artistët.

Megjithatë, ajo që ka bërë publikun të flasë më shumë është dyshja protagoniste e videoklipit, Elton Tahiri, djali i këngëtarit të njohur Labinot Tahiri, dhe e fejuara e tij, Rinesa Behluli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *