Aksident trafiku në Prishtinë, motoçiklisti godet zyrtarin policor dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur në Prishtinë, ku të përfshirë janë një motiçikletë dhe një zyrtar policor, raporton KosovaPress.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana i ka thënë KosovaPress-it se gjatë përpjekjeve për ta ndaluar “motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”.

Rreth orës 11:30 ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime në rrugën Garibaldi në Prishtinë. Në aksident janë të përfshirë një motoçikletë dhe një zyrtarë policor. Gjatë përpjekjeve për ta ndaluar, motoçiklisti ka goditur zyrtarin policor dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor dhe rasti është duke u trajtuar nga njësitet relevante”, ka njoftuar Pllana. Shkruan KosovaPress

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *