Ahmeti u bën thirrje komunave për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike

Njohësi i emergjencave, Tahir Ahmeti, u ka bërë thirrje komunave që të ndalojnë përdorimin e mjeteve piroteknike.

“Festat e fundvitit nuk guxojnë të rrezikojnë jetën. Çdo vit, mjetet piroteknike shkaktojnë lëndime, veçanërisht te fëmijët. Komunat duhet të veprojnë me ndalesa të përkohshme gjatë periudhës së festave të fundvitit, për shitjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike në hapësira publike. Siguria e qytetarëve është përgjegjësi institucionale”, ka shkruar Ahmeti.

IndeksOnline

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *