E rëndë: Dyshohet se një person ka vdekur nga shpërthim i një bombe në Zubin Potok

Një person dyshohet se ka vdekur në fshatin Popovicë në Zubin Potok.

Siç mëson Tëvë1, M.P, 56 vjeç ka vdekur në shtëpinë e tij nga shpërthimi i një bombe.

Ndërsa, Policia e Kosovës ka thënë se janë njoftuar për një rast ku një person mund të jetë i vdekur.

Shefi i operacioneve në Policinë e Kosovës për rajonin e veriut, Petrit Fejza, tha për mediumin se njësitet janë në vend të ngjarjes duke kryer vendshiqimin. Shkruan Mitropol.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *