
Kryetari i ri i PDK-së, Bedri Hamza, është takuar sot me kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.
Në një postim në Facebook, Hamza ka theksuar se Lladrovci mbetet pjesë e pandarë e Partisë Demokratike të Kosovës.
“Në takimin me mikun dhe bashkëpunëtorin tim, ritheksuam qartë dhe pa asnjë kusht se Ramiz Lladrovci ka qenë, është dhe do të vazhdojë të jetë pjesë e PDK-së. Drenasi, si komuna e shtatë, mbetet një ndër bastionet kryesore ku vizioni i heronjve të luftës dhe të paqes vazhdon të manifestohet në suksese të vazhdueshme, në zemrën e Kosovës. Energjia dhe tradita e UÇK-së dhe PDK-së në Drenasin e dëshmorëve e martirëve, e përforcuar nga qeverisja e shkëlqyer lokale, do të jenë dëshmi e unitetit tonë drejt fitores më 28 Dhjetor. Të bashkuar, gjithmonë të suksesshëm”, ka shkruar Hamza.











Leave a Reply