
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka lëshuar sot një thirrje publike drejtuar qytetarëve brenda vendit dhe mërgatës, pas shpalljes së 28 dhjetorit si datë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Abdixhiku tha se shpallja e datës së zgjedhjeve shënon “hapjen e një faqeje të re për vendin”, duke e cilësuar këtë moment si një mundësi për ndryshim dhe rikthim të shpresës politike.
Ai u shpreh se vitet e fundit kanë sjellë “ngecje dhe zhgënjime”, ndërsa zgjedhjet e fundvitit i cilësoi si një test për drejtimin e ardhshëm të Kosovës.
“Shpresa ka një adresë. Ndryshimi ka një mundësi të vërtetë,” deklaroi Abdixhiku, duke theksuar se vota e qytetarëve do të përcaktojë jo vetëm përbërjen e qeverisë së re, por “se kush jemi dhe kush duam të jemi si vend”.
Shkruan GazetaDemos














Leave a Reply