Një person është arrestuar sot në Mitrovicë të Jugut, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Sipas Policisë, arrestimi është kryer në orët e mesditës në rrugën “Pajazit Boletini”, raporton Klankosova.tv.

Gjatë kontrollit, tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 10 qese me substancë të dyshuar narkotike, me peshë të përgjithshme prej 11.1 gramësh.
Rasti është iniciuar si “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.














Leave a Reply