Dy aksidente sot në Pejë, njëri prej tyre me fatalitet

Sot në Pejë janë shënuar dy aksidente trafiku brenda të njëjtës ditë, njëri prej tyre me fatalitet. Aksidenti i parë ka ndodhur në orët e mëngjesit, në afërsi të Loxhës së Pejës, ku si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një grua rreth 30-vjeçare.


Vetëm pak minuta më vonë, një tjetër aksident është regjistruar në Pejë, ku një motoçiklist është përplasur me një veturë. Si pasojë e këtij aksidenti, dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor. Autoritetet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat e të dy aksidenteve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *