Policia e Kosovës zbulon armë, municion dhe mjete ilegale në Mitrovicë të Veriu

Policia e Kosovës ka realizuar edhe një aksion të suksesshëm në Mitrovicë të Veriut, ku ka gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, më datë 03.02.2026, pas pranimit të informatave nga qytetarët, policia ka pranuar informacion se në një bodrum të një ndërtese në rrugën “Vasilije Ostroshki”, dyshohej se kishte mjete të paligjshme.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative, ku gjatë kontrollit në një bodrum kolektiv të ndërtesës janë gjetur dhe sekuestruar:

  • 3 armë të gjata
  • 1 tyta vazhduese
  • 1 kondak për armë të gjata
  • 764 fishekë të kalibrave të ndryshëm
  • 14 karikatorë
  • 10 krehëra për fishekë
  • 1 granatë dore tymuese
  • 2 antiplumba ushtarakë
  • 2 jakne ushtarake
  • 1 bluzë e uniformës ushtarake
  • 1 palë pantallona ushtarake
  • Mbështjellës me material tekstili
  • Shirita ngjitës

Të gjitha provat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës, ndërsa rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente. Hetimet po vazhdojnë për të identifikuar personat e përfshirë dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Policia e Kosovës ka bërë thirrje që qytetarët të vazhdojnë bashkëpunimin dhe raportimin e çdo informacioni që lidhet me aktivitete të dyshimta apo të paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *