Efekti “BBVK”/ Londrimi befason me numrin e madh të ndjekësve

Hyrja në “Big Brother VIP Kosova” ka rezultuar tejet e suksesshme për Londrimin, i cili po përjeton një rritje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale.

Kjo rritje tregon interesin dhe kureshtjen e publikut ndaj tij, si edhe ndikimin e fortë që ka formati i “BBVK” në ndërtimin e imazhit publik të banorëve.

Para se të bëhej pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë, ai kishte vetëm 15.9 mijë ndjekës, ndërsa sot shifra ka arritur në 80.6 mijë, shkruan Indeksonline.

Mbetet të shihet nëse kjo rritje, do të vazhdojë edhe pas përfundimit të spektaklit, por një gjë është e sigurt, pjesëmarrja në “BBVK” ka qenë një hap i madh për famën e tij./Indeksonline/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *