LDK-ja e prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë

(I plotësuar) Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur të prishë koalicionin qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje (VV) në Komunën e Mitrovicës së Jugut.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, vendimi është marrë në mbledhjen e kryesisë së degës së LDK-së në Mitrovicë, e cila ka përfunduar rreth 20 minuta më parë.

Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë 22 anëtarë të kryesisë, ku 19 kanë votuar pro prishjes së koalicionit. E derisa ishte një abstenim, V.B dhe A.S ishin kundër prishjes së koalicionit.

Sipas burimeve, arsyeja kryesore e prishjes së koalicionit lidhet me emërimin e drejtorëve të rinj në Komunën e Mitrovicës së Jugut nga kryetari Faton Peci, pa dakordim me partnerin e koalicionit.

Votimi kundër koalicionit konkretisht ka ndodhur për shkak se LDK kishte propozuar për drejtor të Kulturës, Gzim Plakollin. Kurse, kryetari i Komunës së Mitrovicws së Jugut, Faton Peci, ka përzgjedhur drejtor Gazmend Asllanin .

Marrëveshja për bashkëqeverisje ishte arritur para betimit të Faton Pecit si kryetar i Mitrovices së Jugut, ndërsa në kuadër të kësaj marrëveshjeje ishte zgjedhur edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *