Gjykata e Mitrovicës ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë të dyshuarve për manipulim gjatë numërimit të votave në QKN-të në Mitrovicë të Jugut dhe Mitrovicë të Veriut.

Sipas njoftimit, Gjykata ka vlerësuar se në këtë fazë të procedurës penale nuk janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, sipas dispozitave të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

“Pas shqyrtimit të kërkesave dhe vlerësimit të provave të paraqitura, Gjykata ka refuzuar kërkesat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve: R.J., L.H., N.D., A.N., B.F., H.S., Sh.N., Y.S., D.K. dhe S.S., duke vendosur që të njëjtit të mbrohen në liri”- thuhet në njoftim.

Leave a Reply