Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë në gjykatë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dhjetë personave të dyshuar për manipulim të numërimit me vota gjatë procesit të numërimit në zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Të dyshuarit do të dalin sot para Gjykatës Themelore në Mitrovicë në tri termine: 13:30, 14:00 dhe 14:30, ndërsa nga 10 personat për të cilët është kërkuar paraburgim, dy janë të komunitetit serb, raporton KosovaPress.

Ndërkohë, Prokuroria kishte njoftuar se procesi i intervistimit të 43 kryesuesve të Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Jugut, Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, ka përfundua dje rreth orës 17:00.
Ndërsa 34 prej tyre ishin dërguar në mbajtje 48-orë.















Leave a Reply