Sot, në përvjetorin e rënies së Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut dhe Edmond Hoxhës, Organizatë e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka bërë homazhe, duke u përkulur me respekt ndaj sakrificës së tyre për lirinë e Kosovës.
Në një postim në Facebook, OVL-UÇK ka theksuar se gjaku dhe sakrifica e këtyre heronjve janë bërë themeli i lirisë së Kosovës dhe drita udhërrëfyese për brezat e ardhshëm, raporton lajmi.net


“Ne bashkëluftëtarët e tyre u përkulëm me respekt të thellë, duke kujtuar ditën e rënies së tyre heroike për lirinë e atdheut. Sakrifica dhe gjaku i tyre u bënë themel i lirisë sonë, dritë udhërrëfyese për ne dhe për brezat që vijnë. U kujtofshi gjithmonë!”, shkruan OVL-UÇK./Lajmi.net/














Leave a Reply