Grabitja e armatosur në Pejë, dyshohet se u morën rreth 1 mijë euro

Një grabitje e armatosur ka ndodhur dje në një këmbimore në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, ku dy persona të dyshuar kanë marrë një shumë parash nën kërcënim.

Sipas burimeve jozyrtare, punonjëses së këmbimores i janë marrë rreth 1 mijë euro, të cilat ajo i ka dorëzuar nën presionin e frikës, ka mësuar gazetari korrespondent i Klan Kosovës Valdrin Daci, cili raportoi në emisionin “Ora 7”.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Rreth orës 14:45 dy persona kanë hyrë një këmbimore. Të maskuar dhe sipas ankueses njëri nga ta dyshohet se ka pasur armë. Meqenëse ajo është ndjerë e frikësuar ua ka dhënë disa para atyre. Siç deklaroi ajo nuk dihet se sa para kanë qenë”, tha Gashi.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka nisur hetimet lidhur me rastin”, u shpreh Gashi.

Ai shtoi se po punohet për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. /Klankosova.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *