Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci viziton Jerusalemin
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se gjatë një vizite në Jerusalem ka vizituar Xhaminë Al Aksa, duke e cilësuar atë si vend me simbolikë të veçantë fetare, historike, politike dhe identitare. Ai theksoi se Al Aksa, pas Mekës dhe Medinës, është vendi i tretë më i shenjtë i fesë islame dhe Kibla e parë e myslimanëve.

Gjatë qëndrimit në këtë vend të shenjtë, Lladrovci ka thënë se është lutur për ndaljen e armiqësive mes njerëzve dhe popujve, për fundin e luftërave dhe padrejtësive, si dhe në veçanti për popullin e Kosovës dhe udhëheqësit që, sipas tij, e kanë ruajtur vendin në momente të vështira.

Në deklarimin e tij, Lladrovci ka shtuar se është lutur edhe për ata që “kanë humbur rrugën e Zotit” duke shpifur e duke bërë punë të këqija, si dhe për “hajnat e votës” dhe ata që, sipas tij, mbajnë ligjërata të kota, duke theksuar se jo vetëm Zoti, por edhe ligji i dënon veprime të tilla.













Leave a Reply