Aktivisti i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje, Albert Shabani ka qenë në qendër të vëmendjes ditëve të fundit dhe jo vetëm.
Shabani u bë një emër i njohur i rrjeteve sociale, që vazhdimisht bënte fushatë pro Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ishte pozicionuar në krahun e Vetëvendosjes që moti, por në zgjedhjet e fundit përkrahjen ia dha Albin Kurtit e të tjerëve edhe fizikisht në tubime elektorale.

Sensacioni i rrjeteve sociale, Albert “Drenica”qëndrimin e tij tejet përkrahës ndaj Vetëvendosjes e zbehi kohëve të fundit. Kjo pasi ai publikisht doli dhe dha kritika ndaj disa eksponentëve të VV-së, pasi sipas tij nuk i meritojnë privilegjet të cilat i kanë brenda partisë, transmeton lajmi.net.

Ai ka thënë se vazhdon të përkrahë Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, por duke përjashtuar këtu pjesën tjetër të Vetëvendosjes. Shkruan Lajmi.net













Leave a Reply