KB Trepça e pamëshirshme, Ylli bie në shtëpi

KB Trepça mposht KB Yllin dhe siguron kualifikimin tutje në Kupën e Kosovës

KB Trepça ka shënuar fitore të rëndësishme sonte ndaj KB Yllit në Suharekë, duke triumfuar me rezultat 76-88, fitore kjo që i siguron mitrovicasve vazhdimin e garave në Kupën e Kosovës.

Skuadra e Trepçës u shfaq më e organizuar dhe më e saktë gjatë gjithë ndeshjes, duke kontrolluar ritmin dhe rezultatin, sidomos në pjesën e dytë të takimit.

Më i dalluari te KB Trepça ishte Mustapha Amzil, i cili realizoi 18 pikë, ndërsa kontribut të madh dha edhe Kenny Hasbrouck me 17 pikë. Dyshja ishte vendimtare në momentet kyçe të ndeshjes.

Në anën tjetër, te KB Ylli, pavarësisht humbjes, më i miri në parket ishte Scott Bamforth, i cili zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer duke shënuar 26 pikë, por që nuk mjaftuan për të shmangur disfatën.

Me këtë fitore, KB Trepça siguron kalimin tutje në Kupën e Kosovës, duke konfirmuar formën e mirë dhe ambiciet për të shkuar sa më larg në këtë garë. Shkruan Inovacioni.net

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *